Drejtori Osman Hajdari pohon:Ne si spital për shëndet nuk i njohim kufijtë

Sot,në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”,në Prizren për një vizitë falenderuese kanë bërë një vizitë zyrtare Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë z. Petrit Malaj i bashkëshoqëruar nga ministri në detyrë Arben Vitia. Mysafirët I ka pritur kryeshefi i Spitalit të përgjithshëm të Prizrenit Osman Hajdari, bashkë me stafin udhëhëqës të këtij spitali. Me këtë rast drejtori Osman Hajdari,tha se qyetetarët e shtetit shqiptar në spitalin tonë kanë kryer ,gjatë vitit 2025, në emergjencë shërbime dhe hospitalizime janë kryer 719, raste ambulantore gjithashtu mbi 700 , gjithsejt janë kryer 3200 vizita specialistike e po kështu duhet vequar shërbimet në hemodializë I kemi 14 pacientë. Dua të them se sa i përket shëndetit ne nuk kemi kufi dhe pastaj ka vazhduar.
Derisa Ministri në detyrë Arben Vitija, ka falenderur secilin nga këta mjekë infrmiere dhe staf të këtij spitali. Pastaj ka theksuar se drejtori Osman Hajdari, nuk ndalon se kërkuari ivestime në këtë spital për ta rregulluar kushet sa më të mira.
Gjatë vizitës, Ambasadori me drejtuesit e spitalit një fjalimin e rastit para punëtorëve shëndetësorë,ka shprehur mirënjohje për kontributin e tyre ndër vite në shërbim të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, veçanërisht atyre nga Qarku i Kukësit Hasit dhe Malësisë.Këtu sot jamë si një shqiptar që dua të percjell falenderimin e madh të kombit tim.Me shumë emocione ai pastaj ka vazhduar edhe shumë respekt që ka për spitalin dhe Prizrenin.
Pas kësaj ambasadori Malaj i ndau një mirënjohje për Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit e po kështu edhe drejtori I përgjithshëm Osman Hajdari ia ndau një mirënjohje ambasdorit.