Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Rexhep F. MORINA

VEPRON DORA E MALIQIT
———————————
Qytetin tonë e kanë zënë ethet e terrorit,
Arrestime kudo, zbatohet urdhri eprorit.
Skenari që e manipuloi vullnetin qytetar,
Ish kurdisje vandale e njeriut më zuzarë.
Kjo dorë e zezë, godet në formë tinëzare,
Kohës ia përul ngritjet, psikologji bizare.
Sheshit shkul gjethet, përbalt dhe rrënon,
Dhe zambaku i bardhë në qytet e pengon.
Veç fitore triumfale, në trauma nuk arriti,
Ai që ndërtoi planet, dhe në errësirë priti.
Yshti policët e prokurorët, kuadrot e ligjit,
Me kodin penal, vepron dora e vet Maliqit. /QendraPress