Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Urim MEZINI

VEÇ TI I ZGJON ËNDRRAT E MIA

——————————————–

Ah,sa m’ka marrë malli,me ty të flas

Ndrojtja që kam,shumë më pengon

Mendjes , mure i vendos pa shkas

Por ëndërrat e mia , veç ti m’i zgjon

Ëndrrat, vargje i thur e ti dedikoj ty

Letra,mbushur e hedhur,në çdo anë

S’e di, në do t’bëhemi ndonjëherë dy

Por nëse jo ,do ngelen pa t’i thënë

Ndihmë, me turp, i kërkova Hënës

E falenderova që pranoi t’më ndihmoi

E bukurveshur, muzgut të mbrëmjes

“Ki besim tek unë “, munda të dëgjoj

Shumë zemër mora,nga ndihmë e saj

Pa humbur kohë,trokitëm n’tënden derë

Sapo na pe,u habite ,nise me qajt

Hëna na la vetëm, e u zhduk si erë

/QendraPress/