Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Margarita Llapushi ZENELI

S’mund ta gënjej zemrën
———————————–
Të pamundur e kam
Të vazhdoj mik me ty,
Kur më vjen ti pranë
Të dashuroj me sy.
Jo vetëm me sytë,
Por me zemrën tënde,
Shpirti ngec në grykë
Kur të sheh me ëndje.
“Mike dot s’të mbaj,
Po ta them troç fare:
O në zemrën time,
O do rrish beqare.”
Kur më vjen e qeshur,
Shpirtin shumë ta dua,
Kur në gri rri veshur,
Shi bie mbi mua.
Nëse heshtë e ikën,
Zemra s’di të presë,
Ndjenja e mbyt frikën,
Miqësia nuk ka besë.
/QendraPress/