Çaste poetike me poeten;-Adelina Dardha HASKAJ

I ke marrë me vete
dobësitë
dhe u ke bërë vend,
në merakun e gruas
për t’u dukur e bukur
e për të mos u mallëngjyer,
për të mos prishur
të kuqin e fytyrës,
ku dimrat kanë lozur
ashpërsinë e vetullave të ngrysura.
Por ti ke ditur
si të krijosh
një buzëqeshje të zbehur
cepave të buzëve,
për ta ruajtur
me plot delikatesë
buzëmbremjen
/QendraPress/