Klubi Afaristëve të Prizrenit mbajti Kuvendin zgjedhor-kryetar zgjidhet Labinot Çoçaj kurse kryesues Arbër Hoti.

Sot, Klubi Afaristëve të Prizrenit ka mbatur Kuvendin zgjedhor, ku me këtë rast lidhur me rendin e ditës si dhe Kuvendin zgjedhor të sotëm fillimisht ka folur Kadri Skeja e pastaj kryetari i këtij Klubi Liman Asllani ka paraqitur raportin e Klubit, duke paraqitur edhe raportin e punës dhe financiar për vitin 2023, 2024 dhe 2025.Ai në mes tjerash tjerash në nivele lokale përkundër interesimit të Asosacioneve të biznesit për inciativa dhe organizime të përpjekjeve të ndryshme shumë herë bie në vesh të shurdhër dhe as që u jepet mundësia së paku për ndonjë takim trë shkurtër pune. Pastaj ka raportuar edhe lidhur me raportin narrativ për trust si dhe planin e punës për vitin 2026-2030.
Pas kësaj është zgjedhur Komision kandidues të cilët më këtë rast propozuan ish kryetarin Liman Asllani dhe Labinot Çoçaj, mirëpo pas këtij propozimi Liman Asllani, kërkoi të tërhiqet nga gara për shkak të moshës dhe disa angazhimeve të tija. Kështu të pranishmit unanimisht me vota të hapura zgjedhen për kryetar Labinot Çoçajn., Kurse Kryesues i Kuvendit të antarëve u rizgjodhë Kadri Skeja, Për derisa Kryesuesë i këtij Klubi të afaristëve u propopzua dhe u zgjodhë Arbër Hoti profesor unveristar i cili me këtë rast ka raportuar edhe për mundësitë e e avansimit për të ardhmen. Derisa unanimisht sekretar i klubit u zgjedhë Faton Xhabali. Lidhur me punën dhe angazhimet e deritashmëe kanë folur ;Liman Asllani, Kadri Skeja dhe Naim Besimi . Kurse edhe anëtarët e tjerë të këtij asosacioni kanë ndarë pjesë nga veprimtaria e Klubit e sidomos kontributi i jashtëzaknoshëm gjatë luftës dhe kontributet ffanaciare që i kanë bërë për UÇK-në dhe jetëm kulturore e sportive ne vitet e qëndresës stoike.