Çaste poetike me poetin;-Ramadan RESHITAJ

VALËT E JETËS
—————————–
Një fotografi e vjetër 50 vjet
Me fëmijë të ulur, rend nuk ka
Aty diku jam edhe vet
Aparati kohën ndal e ka!
Atëherë isha një çunak,
Pa brenga, flokëzi, goja plotë dhëmbë…
Në lumin e fshatit lahesha cullak
Kur dita ikte gjumi më zinte në këmbë!
Por vitet kanë ikur, sa shpejt
Më shpejt se uji nën urë,
Trupi i kërrusur nuk rri më drejt
Nuk je më çunak, u bëre burrë!
Më shumë të thërrasin xhaxha se sa bacë
Ti dëshirosh të dukesh më i ri…
Rrudhat e fytyrës e koka tullac
O shoku, ke hy thellë në pleqëri…
/QendraPress/