Çaste poetike me poeten;-Lina POLLO

Ah ata sy

——————-

Sot dita nisi e ftohtë, borë mbi qytet

Po zemra ime digjet, vetëm për ty jet

Kam frikë të humbem kur sytë t’i shoh

Se brenda tyre dashurinë e gjej, e s’kthehem dot

Buzët e tua, në ëndërr më fton

Një puthje e vogël, dhe bota ndalon

Më çmend çdo herë, kur më sheh ashtu

Gjithçka tjetër bie, vetëm ti mbetesh këtu

Me trupin tënd, si lastar në pranverë

Pa ty jam i humbur, ti i jep jetës time vlerë

Zoti krijoi një yll, për natën e qetë

E mua më bëri hënë, të të ruaj përjetë

Aty në zemër, ah, pak më streho

Në rrahjet e tua, le të pushoj

Më merr me vete, qoftë veç një çast

Të jetoj në ty, e të vdes nga dashuria ime e zjarrtë!

/QendraPress/