Çaste poetike me poetin;- Rexhep F.MORINA

KAM SHKRUAR

——————–

Kam shkruar vargje, por jo sikur Agolli,

Për barin, lumin dhe”hënën mbi livadh”,

Qenin, gomarin, kalin dhe pelën që polli,

Unë i thurja këngë vashës gushëbardhë.

Kam shkruar vargje për vashën syshkruar,

Si Agolli për gjërat e vogla dhe të thjeshta,

Dhe ai magjinë e dashurisë e ka madhëruar,

Si rakinë, verën, mollët e rrushin në vreshta.

Kam shkruar vargje për vendin, luftën në jetë,

Duke i thënë penës e pushkës në male jeho,

Unë ”i përndjekuri dashurisë”luftëtar dhe poet,

Nuk arrita kurrë të shkruaj, si i madhi Dritëro!

/QendraPress/