Çaste poetike me poetin;-Nexhbedin BASHA

PINGUINI I VETMUAR…
————————————
Në tokën e akullt të Antarktidës,
ec një pinguin vetmuar pa zhurmë,
I dalë nga turma i çliruar,
si guximtarët zgjodhi një udhë…
Ec nëpër borë e s’ndalet,
I qetë, rebeluar e kryelartë,
Një vezë nën këmbë i mban
shpresën,
si kujtesa e një kohe të ndritshme, të artë.
Askush s’e sheh, askush s’e di,
por durimi është guximi i fshehur,
Nga kolonia e tij doli në liri,
drejt malit gjigand flatra ndezur.
Qeshin me hapin e tij të çalë,
si me njeriun që se shet shpirtin;
ai ecë me hap të ngadaltë,
në akull, mbi heshtje pa ju tut qerpiku.
Në detrat e ngrohta të hipokrizisë,
ai mbetet i huaj, i çuditshëm;
ndonëse është mbret, pa fron, pa
shpatë,
në akullin e së vërtetës është i
frikshëm..
Bota e lodhur harron paqen…
por pinguini ecën dhe mban rrugën;
dhe kur hesht, gjithçka kuptohet:
forca nuk bërtet, por kërkon vëmendjen.
Kur hijet sulmojnë koloninë,
pinguini mbetet i vetëm përballë
errësirës,
Në guximin e tepruar si zog deti,
ngjitet malit me borë si alpinistët..
Në një botë që çirret për ditë,
pinguini guxon të ecë…
ndoshta prandaj është bërë viral,
ndaj dhe zgjodhi rrugën që deshi vetë.
Nexhbedin Basha
/QendraPress/