Çaste poetike me poeten:-Bruna THANASI

Në dashuri, paguaj gafën.
———————————-
Se kuptoj,pse ne të grindemi?!
Kemi kaluar,njeqind të zeza
Në vend me puthje,që të çmendemi
I hapin derën, e hyn miza.
As ti as unë,se merritojmë.
Hallet mjaft, na kanë mbuluar
Për fatin tonë, yjet punojnë
Gjithmon të zgjohemi,të dashuruar.
Për një fjalë, inati i kokës
Ja shkundi unin, krenarisë
Kështu i bëjmë, dhe qefin botës
Vrasim ormonin e dashuris.
Kur ti e di,sërisht do kthehesh
Tek buza ime, do thyesh qafén
Ka mundësi, sakat të mbetesh
Në dashuri, paguaj gafën.
Prandaj i dashur,ti dhe unë.
Kur dashurit sëmuren,psherëtijnë,,
Të bëjmë sikur bëjmë, ndonjë punë
Mbi buzë, të përcjellim pleqërinë.
/QendraPress/