Drejtoresha e DKA-së, Luljeta Veselaj Gutaj, mbajti sot, takim me drejtorët e shkollave

       Drejtoresha e DKA-së, Luljeta Veselaj Gutaj, mbajti sot, takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Prizrenit, ku u diskutua për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor. Në fokus ishte edhe çështja e sigurisë në shkolla, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Policisë së Kosovës, si dhe planifikimi i buxhetit për vitin 2026, me qëllim përmirësimin e kushteve dhe cilësisë në arsim./QendraPress/