Çaste poetike me poeten:-Mirela LIPO

JETË GËNJESHTARE..!
———————————
Jetë gënjeshtare !
fjalë që mashtrojnë,
sy që qeshin,
por zemrën e fshehin
e copëtojnë.
Rrugë të shtruara me premtime pa vlerë,
të bukura në dukje por bosh, përbrenda thellë.
Të vërtetën e shkelin për pak lavdi,
harrojnë se shpirti kërkon sinqeritet,jo gënjeshtri.
Jetë që flet shumë, por ndjen pak,
kur mungon e vërteta gjithcka,
mbetet në errësirë e lak,
Njerëz që shiten për fjalë e për emër,
harrojnë se koha zbardh çdo zemër.
Maskat bien ngadalë pa zhurm e pa faj,
mbetet vetëm shpirti ashtu sic,
është në të vërtetë,
I zhveshur, i varfër, i saj.
Por ka dhe dritë në mes të kësaj loje,
një zemër e pastër që s’pranon gënjeshtrën si mburojë.
Se jeta ka vlerë kur jeton me të vërtetë,
më mirë pak dhe sinqerisht,
Se , sa ,shumë ,
Në rrenë e në gënjeshtër.!!
/QendraPress/