Çaste poetike me poetin.Halit Haliti

SA DO DOJA
——————————
Sa do doja…
Ta thyej dritën e hënës sonte
Ylli i natës të gërryen udhën gjer në themel
Për t’mbjell farën e shpresës.
Sa do doja…
Që kjo botë të përmbyset
Të shpërthejnë dhimbjet që kam
Gëzimi të kthehet edhe njëherë
Fijet e jetës të prera si me gërshërë
Të qepen, të mbyllet plaga
E prerë si dy bjeshkë.
Sa do doja…
Yllin e natës ta mbaj
Në pëllëmbë të dorës
E nga inati të shkërrmoqet
I gjithë universi
Dhimbje e shpirtit që lëngon
Sa do doja…
Që pema e jetës
E lënduar nga plugimi i pranverës
Të mëlçoj dhimbjen e plagëve
Dhimbje të tretura në kohë
Si copëza bujashkë.
Halit Haliti
/QendraPress/