Çaste poetike me poeten;-Katerina BERBIERI

Larg atdheut

———————-

Ishte buzë pranvere më kujtohet si tani,

jo pak por 30 vite më parë,

me njē çantë mbi supe me vuajtje e shpres,

më në fund viza dhe udhën kam mar

Sa e hidhur ndarja me ty atdhe,

e rëndë ,e rënde si mal me gur,

si shigjetë e vrave këtë zemrën e re,

dhe qē andej jo, nuk dole më kurr

Të ndrojtur ne endemi në udhët e botës

por erë e kurbetit s’na tund ,s’na rrëzon,

tashmë qytetar t’ Amerikës dhe Europës,

se dashurinë na jep ti Shqipja e jon

Ndaj sa herë që kokën vë në jastëk ,

dhe mëndja më shkon atje tek ti

kujtimet ndizen si mijëra vatra zjarri,

dhe me krah pëllumbi, fluturoj e vi

Si zogj të lir ne ndjehemi ,atje,

je bir i saj dhe tokës s’i rëndon,

nuk je i huaj,nuk je mysafir,

se zanafilla è gjuhës atje buron!

/QendraPress/