Çaste poetike me poeten;- Kumrie Avdyl ShALA

PA HIÇ
—————–
Më fal… të kam lënduar, jetë,
të kam gërryer deri në asht.
Sa herë të lidha me zinxhir,
çdo derë me dry ta pata mbyllë.
Sa plagën ta kam hapur,
e mbi to, fshehurazi, të hodha kripë,
kripë deti të palarë…
Me gjamë e ofshama
të futa për vrimë të çelësit,
Edhe gjethja mbeti pa frymë,
u katrrise në rrjetën e merimangës.
Petalet e luleve i fryu era mbi çati,
Mbi tjegullat e thyera, copë-copë, u zbardhën,
vetëm skeleti mbeti në lëndinë.
T’i realizova “dëshirat tuaja”.
Fluturove në hapësirë, drejt qiellit,
duke kërkuar me ngulm
dritën e Yllit Polar,
Edhe pa asgjë, i mbijetove kohës së egër, jetë!
/QendraPress/