Çaste poetike me poetin;-Hatip HULAJ

NË DITËN E PAVARËSISË

————————————–

Në Ditën e Pavarësisë

vitin e kaluar isha i sëmurë,

trupi më digjej nga ethet,

por dola gjithsesi,

në defilimin e ushtrisë.

M’u kthyen kujtimet e luftës,

rrugë me baltë,

shtëpi të djegura,

fytyra që nuk janë më.

E di sa kushtoi kjo ditë,

gjak u derdh,

heshtje u mbajt,

emra mbetën pas.

Pavarësia nuk erdhi vetëm,

e sollën ata që ranë,

e mbajnë ata që rrinë roje,

që sot,

edhe i lodhur,

ta shoh Kosovën

të lirë.

/QendraPress/