Çaste poetike me poetin;-Skender BERISHA

TY KOSOVË
———————
Aty te rrënjët po ta ndiej zjarrminë
frymën e ngrohtë ofshamat e thella
sa herë qafën gati pa gati e theva
kurrë moj kurrë shpinën s’ta ktheva
çava borën tënde dimrave të ashpër
nën gurë struka kokën e di si gjarpër
me shanë e ç’nuk më thanë me nge
asnjë ditë nuk e shkova me hare
më donin tok me ty për pre për pre
po sa shumë deshta e nuk rreshta
trupi edhe shpirti shenjohej me heshta
ta deshta sa shumë ta deshta atë dhe
te rrënjët te zemra ta ndiej zjarrminë
tejpërtej shijoj bukurinë tënde të shtruar
atë qiell të paqtë plot me yje të yjuar
ta deshta moj e sa shume ta dua lirinë
/QendraPress/