18 Vite Mëvetësi Republika e Kosovës

                    Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 minuta, në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një kohë ka qenë temë e diskutueshme. Serbia duke kundërshtuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës kërkonte vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj, gjoja se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme.

Më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës shpalli pavarësinë e saj, duke vulosur politikisht dhe juridikisht një ëndërr shekullore të shumë brezave që besuan në liri, dinjitet dhe të drejtën për të jetuar të lirë në tokën e vet. Kjo ditë nuk është vetëm datë kalendarike, por përmbyllje historike e një rrugëtimi të gjatë të mbushur me rezistencë, vuajtje dhe sakrificë kolektive.

Pavarësia e Kosovës është e pandashme nga gjaku i dëshmorëve dhe nga lufta çlirimtare e Ushtritë Çlirimtare të Kosovës, e cila përfaqësoi kulmin e qëndresës të popullit shqiptar kundër shtypjes dhe mohimit sistematik të të drejtave themelore. Sakrifica sublime e atyre që ranë për liri e shndërroi idealin në realitet dhe i dha Kosovës themelet morale të shtetësisë së saj.

Shpallja e pavarësisë ishte akt i sovranitetit popullor, i mbështetur në parimet universale të lirisë, barazisë dhe drejtësisë, si dhe në bindjen se shteti duhet të ndërtohet mbi vullnetin e qytetarëve dhe respektin për dinjitetin njerëzor. Ajo përfaqëson zotimin për një shoqëri demokratike, paqësore dhe gjithëpërfshirëse, ku liria e fituar me sakrificë shndërrohet në përgjegjësi për brezat që vijnë.

17 Shkurti është ditë nderimi për të rënët, krenarie për qëndresën dhe thirrje për përkushtim të vazhdueshëm ndaj shtetit të Kosovës – një shtet i lindur nga sakrifica, i ndërtuar mbi idealin e lirisë dhe i orientuar drejt së ardhm

Ambasada e Kosovës në Washington DC ka njoftuar se tashmë kryetarja e kryeqendrës së SHBA-së, Muriel Bowser, ka vendosur që ta shpall 17 shkurtin, ditën e pavarësisë së Kosovës, si datë zyrtare në Washington DC.Në vendimin e saj, Bowser thotë se kjo është si rezultat i përparimit të madh që Kosova ka shënuar për mbrojtjen e ligjit, të drejtave të njeriut e forcimit të saj ndërkombëtar që nga viti 2008.Ambasada e Kosovës e ka falënderuar Bowser përmes një reagimi në “X”./QendraPress/