Dr. Arsim Berisha,riemërohet zv.ministër i shëndetësisë

 Dr. Arsim Berisha,riemërohet zv.ministër I shëndetësisë,njoftimin  e ka bërë I vetë ne faqen e tij te  fb.

   ‘’Me propozim të bashkëkryetarëve të Partisë Guxo, znj. Donika Gërvalla-Schwarz dhe z. Faton Peci, si dhe me vendim të Kryeministrit Albin Kurti, jam riemëruar Zëvendësministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës në kuadër të Qeverisë Kurti 3.

Që nga viti 2021 kam ushtruar këtë detyrë me përkushtim dhe përgjegjësi, ndërsa riemërimi im është një vlerësim për punën e bërë dhe një obligim shtesë për të vazhduar edhe më fuqishëm.

Në këtë mandat, do të vazhdojmë reformat për:
Forcimin e kujdesit parësor
Rritjen e cilësisë së shërbimeve spitalore dhe terciare
Investime në infrastrukturë dhe pajisje moderne
Mbështetje për profesionistët shëndetësorë

Shëndetësia do të mbetet prioritet. Me punë, integritet dhe vizion, do të vazhdojmë ndërtimin e një sistemi shëndetësor më të zhvilluar dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët.’’