Çaste poetike me poeten.-Majlinda PAJAJ

Malli në kohë

————————

Eh, ti koha ime vjetër,

të kam ruajtur në sunduk,

aty kam plisin e jetës,

që më shknoq rënd e butë.

Në sirtare mbaj shumë kujtime,

të vulosura dhe me lot,

disa buzëqeshin në agime,

të tjera ngrohin edhe sot.

Eh, ti koha ime vjetër,

si bastun i shtruar nga mali,

nuk jam bojë që rrjedh në letër,

por degë krisur, lot prej zalli.

MAJL

NEW YORK

&  &   &

Po hesht,

——————-
si toka para stuhisë,
jo se fjala më mungonë,
as se fjalori më matet.
Hesht,
sepse jeta më ka folur më parë.
Kam pirë lotë pa numër,
kur dhimbja më hynte në eshtër,
dhe zëri mbetej peng në kraharorë.
Kam ecur zbathur mbi driza,
me rrobat e shpirtit të shqyera,
dhe në dritën e kandilit,
qepja plagët që s’pushonin së rënkuari.
Kam qarë si famijë,
jo për lodra,
por për boshllëkun që lë gjykimi i botës në sy.
Mos mendo se heshtja më ul vlerën,
jo, ajo më ka shpëtuar.
Nuk jam shkrimtare e përkryer,
as poete me kurora fjalësh,
nuk jam shkencë, as titull,
jam një majë gjilpëre,
që qep plagët e reja,
që të mos më hapen të vjetrat.
Dhe diturinë ma ka mësuar jeta,
jo librat

/QendraPress/