Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Blerta BASHA

BOTA E VOGËL E NJERËZVE TË VEGJËL
————————————————-
Kjo botë është më e madhe,
Nga çfarë e shohim ne,
Pse hiqesh si sorkadhe,
Kur s’ka arsye pse.
Kjo botë është pafund,
Ka tokë, ka qiell e dete,
Ti bën vetëm sa mund,
Mos ji i vogël për vete.
Kjo botë bëhet e madhe ,
Kur mbushet me dashuri,
Zvogëlohet dhe ka halle,
Në egoizëm në xhelozi.
Ne jemi veç asgjë..
Qeliza të kësaj toke,
Mos u mundoni më
Si qëndrat e kësaj bote.
/QendraPress/