Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Brunilda MUSAI

Ëndrra sa një botë.
——————————
Jo të gjithë më kuptojnë mua,
As kur hesht e as kur flas.
As vesës se mëngjesit që aq shume e dua,
As kur në bukurite e stinës humbas.
Nuk ma kuptojnë as buzëqeshjen,
As lumturine dhe as mërzinë.
Ndonjëherë dua té bej pakt me heshtjen,
e për disa caste të pushtoj vetminë.
Nuk ma kuptojnë shpirtin e trazuar,
As zemrën e lodhur nga përjetimet.
Askush jeten se ka të huazuar
Pret te zgjohet bukur nga agimet
Nuk ma kuptojnë shpirtin e pasur,
as mallin që digjet në kraharor.
Pa kto ndjesi njeriu është i varfër,
Ëndrrat në zemër i mban sa një botë.
/QendraPress/