Fryma poetike e së mërkurëes me poeten;-Bukurie BUÇPAPAJ

Një mrekulli të më zgjoj

——————————-

Atje,dua të prehem qetësisht

Në ëndërra eprore dashurish

Atje,do jem mirë shpirterisht

Mes siluetash ,dritëza,yjësish.

Atje , mrekullisht ku

shpirt e zemër qetësisht prehen

E me simfoni tingujsh marramendem.

Larg nga dashurit e brishta tokësore,

Me diellin , henen e universin dua të rri

Aty dashuri janë aq të paqta,hyjnore

Aty dua t’a shijoj ate të emblen dashuri !

Atje , atje …….

Ju nuk do të më gjeni,

Atje nuk lejohen tradhëtor……….

E nëse jam duke ëndërruar veç

Një mrekulli le të më zgjoj !

/QendraPress/