Çaste poetike me poeten;-Marisa Rrasa ASHIKU

Dritë

———————-

Ditët pa ty

kanë tingull të trishtë,

të mbytur,

si fagot asmatik.

Dielli im.

Të sodis

kur ti kokën nxjerr pas reve

si krisalid,

kurm i mbështjellë me dritë.

Qielli im.

Tre nota

m’rrëshqasin në grykë,

fije zjarri përtyp,

dritë e ashpër m’qiellëzohet në trup…

Shpirti im.

/QendraPress/