Çaste poetike me poeten;-Lina POLLO

Fshati Im më mungon
——————————–
Gjithë ky mall, që krahë më rëndon
Gjithë kjo nostalgji, që shpirtin ma pushton
Më kthen tek ti, o fshati im i bekuar
Tek rrënjët e mia, që kurrë s’janë larguar
Aty ku hapat e para, mbi dhe i hodha
Ku ëndrrat fëmijërore, në erë i çova
Ku dielli më përkëdhelte, ballin me dritë
E jeta më dukej,e thjeshtë përdit
Në fusha, në lëndina me vesë
Mblidhja trëndelina, me duar plot shpresë
Vrapoja te gjyshja me zemrën që rrihte
E në gushën e saj çdo frikë, më ikte
Aroma e saj , si pranverë në agim
Më mbështillte butë, më jepte bekim
Cicërimat e zogjve, më zgjonin lehtë
Ndërsa në ballkon, thurnin folenë me shpresë
Sot, moj nënë, kur zëri yt më flet
Më dridhet shpirti, veç kujtimi ka mbet
Më fal, që vitet më morën larg
E rrugët e botës m’i bënë hapat plagë
Jamë rritur, jamë martuar, kamë fëmijë
E kur kthehem në fshat, s’njoh më njeri
Por një të vërtetë, zemra më qan
Nga ai fshat mësova si t’i dal jetës mban
Sepse aty mësova durimin nëpër botë
Forcën e erës dhe heshtjen kur ka lotë
Mësova se rrënjët, sado larg të shkosh
Të thërrasin gjithmonë,
të kthehesh, të mos harrosh.
/QendraPress/