Çaste poetike me poeten;-Leonora N.LOKAJ

Hapi dyert e shpirtit
——————————-
të hy brenda era e majeqiellit
zogjtë e ndërgjegjes
të çukitin shpirtit
moteve të ftohta
në fund të fundit
le ti mbajmë në grusht
shirat e të gjitha stinëve
ku na lahen mëkatet
të mos kridhemi në gjumë
fytyren prej ujku
të mos e shpërrallojmë
Në shtëpitë e Zotit
ku rrëfehen e falen mëkatet
kurr nuk shkela as unë
se biri me mjekerr
i Virgjereshës Mari
mekatin tim se fal dot
Zoti e njeh njeriun
pjellen e tij më t’pa shpirt!
Prishtinë
Shkurt, 2026
/QendraPress/