Çaste poetike me poetin:-Mehdi KRASNIQI

TI JE E PAVDKESHMJA IME
(Letër nënës sime)
—————————–
Të kam shkruar dhjetra letra
ndonëse jo të gjithat i ke lexuar
Të kam shkruar
për rëniet e fitoret e mia
Për dhimbjet e mia të përnatshme
kollën e thatë
që s’linte të flinte askë në shtëpi, as ty
Ti e para zgjoheshe nga gjumi…
Të kam shkruar për netët tua pa gjumë
për djepin që e përkundje me njërën dorë
teksa me tjetrën ndizje zjarrin herët në mëngjes para se të dilte dielli mbi kurrizin e bjeshkës
Për bukën, sofrën e gëzuar
për enët që i laje nën strehë të shtëpisë kohë e pa kohë, nanë!
Të kam shkruar për vjershat e mia
romanet, ditarin e jetës
arkivin e kujtimeve të fëmijërisë, të hijekive tua…
Të kam shkruar për udhëtimet e mia poshtë e përpjetë globit
për dekoratat e nderimet e larta
Ta kam parë gëzimin në sy, nanë!
Të kam shkruar për dashurinë time
gruan, fëmijët e mi
për rritën e tyre në duart tua të arta, nanë!
Megjithatë
dridhem nga frika që më është futur në palcë
nëse nuk kam arritur “me të dashtë” sa duhet, nanë…
E di
s’ka një kohë tjetër që i sillet përreth tjetrës kohë
e unë, “me të dashtë” veç edhe pak më shumë, nanë!
/QendraPress/