E trishtë-ka ndërruar jetë vetrani i UÇK-së Naim BERISHA.

Kryetari i OVL-UÇK Prizren ,Isa Berisha njofton për vdekjen e vetranit Naim Berisha ,Ai shkruan: ‘’Me dhimbje të thellë morëm lajmin e hidhur se është ndarë nga jeta veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vëllai i Heroit Naim Mahmut Berisha, njëri ndër ushtarët e parë të rajonit të Vrrinit.

I ndjeri shërbeu në fshatin historik me numër të vogël banorësh e shtëpish, por me zemër dhe vendosmëri të madhe, ku pothuajse i tërë fshati ishte i kyçur në radhët e UÇK-së. Si pasojë e luftimeve të shtatorit, nga ky fshat ranë 13 dëshmorë, ndër ta edhe vëllai i të ndjerit, Bekim Mahmut Berisha, si dhe djali i axhës, Alajdin Mehmed Berisha.

Sakrifica e kësaj familjeje dhe e gjithë bashkëluftëtarëve mbetet dëshmi e gjallë e përkushtimit për lirinë e atdheut.

Prandaj, të nderuar qytetarë dhe veteranë, ta respektojmë dhe ta nderojmë këtë kategori të çmuar të popullit tonë, sepse çdo ditë po na lënë nga kjo botë. Edhe pse do të mbetemi më pak në numër, vepra dhe kontributi i kësaj kategorie kanë qenë dhe mbeten të mëdha. Falë sakrificës dhe luftës së lavdishme të veteranëve të UÇK-së, sot e gëzojmë lirinë që kemi.

Familjes Berisha, veteranëve dhe gjithë qytetarëve, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të veteranit Naim Berisha.

Varrimi i të ndjerit bëhet më 04.03.2026, në ora 12:00, në fshatin Lezë – fshati i rezistencës dhe i kthesës historike për popullin e Kosovës.

Lavdi e përjetshme veteranit Naim Berisha!’’/QendraPress/