Mbledhje solemne e Kuvendit të Prizrenit për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

      Në  nderim të  Epopesë së UÇK-së dhe nderimit  për komandantin legjendar Adem Jashari  dhe  Familjes Jashari,kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit,Prof dr. Simir Krasniqi, ka ftuar anëtarët e Kuvendit për një mbledhje solemne, për të nderuar këtë Epope të lavdisë  kombëtare e ku me pjesëmarrje nderuan kuvendarët edhe kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj,nënkryetari i komuniteteve Furkan Bytyç,ish kryetari Ramadan Muja, deputeti Kujtim Gashi,stafi  ekzekutiv,Konsuli I Turqisë në Prizren,pjesëtarë të  shoqatave të dala nga lufta dhe ish komandant të UÇK-së ,Policia e Kosovës dhe drejtori kolonel Faton Alija, FSK,përfaqësuesë të bizneseve. Fillimisht për këtë datë të rëndësishme  foli kryesuesi Krasniqi, për të ia dhën fjalën pastk kryetarit të  OVL-së Isa Berishami cilime këtë rast ai tha s  sot  e nderojmë këtë  epope  ngjarje që  shënoi kthesën e  lirisë së Kosovës, Eshtë ngjarje  ku  liria mori emrin liri. Sakrifica e familjes  Jashari u bë  gurthemel I lirisë që sot e gëzojmë. Pastaj,fjalë rasti mbajtën edhe përfaqësuesit e  subjekteve politike  duke filluar nga  PDK-ja,ku  foli Arianit Berisha, nga LVV kuvendarja Merimane Pllana ,nga LDK-ja  Bajram Kastrati,nga Bashkimi Demokratik kuvendari Shukri Quni,përshëndeti.Në emër të  AAK-së  përshendeti Agim Muçaj,nga komuniteti turk zonja Sevilaj Hapçiu, nga komuniteti boshnjak z.Sead  .Kryetari Shaqir Totaj me këtë  rast përshëndeti të pranishmit, Historia e familjes  Jashari nuk është vetëm histori, por, është  një karakter i lirisë njerëzore,Sakrifica   për liri nuk  duhet vetëm përkujtim por, kërkon edhe përkushtim.Prizreni , është qytet që nuk rikujton vetëm liinë si kujtesë, por këtu jemi jo vetëm të  përkujtojmë , por jemi këtu të  reflektojmë tha mes tjerash kryetari Totaj.