Çaste poetike me poeten;-Xhuljeta FERRAJ

Sikur të flisje më pak .
—————————-
Sikur të flisje më pak,
Nuk do më hyje në hak,
E të kishe vepra më shumë,
Si gurët që janë në lumë.
Kur goja flet para mëndjes,
I largon njerëzit prej vetes,
Bën dëme të mëdha,
Dhe ngelesh hu si një tra.
Ç’të bësh me traun e thatë?
Aty gjyshja varte pastërmat,
Në dashtë të mbash një grua në jetë,
Bëj vepra dhe gojën e qepë.
————————-
Autore : XHULJETA FERRAJ
/QendraPress/