Çaste poetike me poeten;-Valbona HADRI

Zëri i Trojeve

————————

Ne i kënduam rritës në djep

me ninullën e gjysheve tona,

ku jehonte shqipja anë e kënd trojeve

që të mos harrohej kurrë.

Sepse fryma e dashurisë për liri

ishte shenjtëria me të cilën u pagëzuam,

që të jemi bijtë e këtij vendi

dhe roje të ëndrrës së tij.

Në gjakun tonë rrjedh kujtesa e maleve,

e këngëve të lashta dhe e betimit për tokën,

ku çdo gur flet për qëndresë

dhe çdo erë sjell zërin e të parëve.

Prandaj ta duam këtë tokë,

për gjuhën që na rriti si dritë në shpirt,

për flamurin që valon mbi kujtesën tonë

si një betim që nuk shuhet kurrë.

Le të jemi bashkë si një zemër e vetme,

të mos na ndajë fjala, as mendimi,

sepse atdheu na thërret në çdo hap

të ruajmë nderin dhe dashurinë për të.

Se vetëm të bashkuar jemi më të fortë,

si malet që qëndrojnë përballë stuhive,

dhe ëndrra për atdheun jeton përherë

në shpirtin tonë, të pandarë dhe unik.

/QendraPress/