Çaste poetike me poeten-Nasia XHEMALAJ

Kujtime.

————————

Rastësi dhe varfëri.

Gatoj’ mamaja patate jahni,

pa një kockë mishi brenda,

ku ta gjenim mishin, nuk kishte në treg,

vetëm për festat e sillnin,në vit dy herë.

Erdhi një mbrëmje babi me një shok,

-grua shtro tavolinën, të hamë:- i thotë,

dhe shpejt e shpejt u vuri ujë,bukë ,

nga një dopio raki,

dhe nga një pjatë të ngrohtë me patate jahni.

Mbas dy javêsh babi përsëri me shokun erdhi,

çtë bënte nëna e shkret në siklet u ndje,

kish gatuar përseri patate jahni,

dhe tavolinën u shtroj duke i kërkuar ndjesë.

Kaloi pak kohë dhe miku erdhi prap,

dhe tavolina duhej shtruar për darkë,

po çtë shronte nëna përsëri jahni?

dhe duke qeshur u thotë-jahni kam gatuar.

Qeshën të tre e gjithë shtëpia qeshi,

dhe filluan romuzet,hidh e prit shakatë,

unë e vogël isha,nuk kuptoja shumë,

por diçka më la të kuptoja ajo darkë.

*****************************************

Prap fasule do hamë?

Pothuajse në çdo shtëpi,

fasulja ishte ushqimi i parë,

në menunë e varfërisë,

mëngjesi ,trahananë.

Rrotullohesh nga rrotullohesh,

fasulja dy herë në javë,

kisha dëgjuar babin të thoshte,

-prap fasule do hamë?

Ndryshonte recetën mamaja,

briam,turli e herë jahni,

na bënte dhe byrek me gjizë,

që i thoshnin gjasa qahi.

Nuk i përmend të gjitha,

janë të shkruara në faqet e historisë,

një kujtesë të hidhur më ka mbetur,

dhe feta me sheqer kur isha fëmijë.

/QendraPress/