Iku në amshim doktori që shëronte zemrat me embëlësi njerëzore e me përkushtim profesional

Sot. më të marrë kumtin se iku nga kjo jetë në amshim doktori që shëronte zemrat me embëlësi njerëzore e me përkushtim professional Dr Bujar /Gani? Demiri.Na rikujtoi faktin se sot, nëqiellit të kësaj toke do të mungojë buzëqeshja e përkushtimi në profesionin human që kishte Dr Bujari . Ai ka ndërruar jetë, por do të rikujtohet gjithmon se njëri prej mjekëve më të dalluar të Prizrenit, Dr. Bujar (Gani) Demiri, internist i njohur dhe një ndër kardiologët e parë të regjionit të Prizrenit, i cili me përkushtim të madh shërbeu për shumë vite në kujdesin dhe trajtimin e pacientëve. Përkushtimi i tij do mbetet model I gjeneratave të reja se si një mjek , din ta shërojë zemrën e pacientit me dashuri e përkushtim professional siç ishte Dr. Bujari. Kujdesi I tij sidomos për pacinetët që ishin luftëtarë lirie ishte përkushtim primar i dr Bujarit, tregon se ai dinte ta vlerësonte zemrën, e dinte ta vlerësone edhe lirinë , Ai ishte një nga mjkët që kishte respekt të madh, jo vetëm në mesin e ekspertëve mjekësor, por edhe nga qytetarët ,sepse ai kishte mbi të gjitha një zemër të madhe e të pastër dhe të përmbushur me dashuri njerzore,/QendraPress/