Fryma festive e poezisë nga poetja;-Dhurata Haxhiu KASA

Më duaj!
——————–
Më duaj në fund jo në fillim,
atëherë kur një grusht jete
të kem mbi shpinë,
barin lehtë atëherë e shkel,
fjalët më pa peshë janë,
fotot tona zverdhur,diku
në sirtarin tënd fshehur,
harrova, tani ka celular,
fotove nuk u duhet më sirtar.
Më duaj bir atëherë më pak se sot,
më duaj sadopak,
me doren tënde rrudhat mos m’i prek,
por shih thelle ndër to,
megjithëse e di që nuk ke kohë.
Unë pashë ato te tim eti,
pashë veten.
Mallin bashke më s’do e ngjitim
me këmbë por me mendje,
edhe nëse se do jesh larg,
buzeqeshi diellit, e unë në
pasqyrimin e tij do të të them;
shkelqimi im ti, faleminderit për dashurine.
Me duaj,mos harro!
Më thuaj “nënë sikur dje të kam”,
E unë do të mbyll sytë nën
qerpikët e tu të lagësht nga
malli për atë gruan e bukur me
fustan ngjyrë pjepër pas të cilit ti
fshihje fyryrëzën e bardhë!
Më duaj bir kur shumë të jem plakur,
kur një cokël druri të më
mjaftojë për t’u ngrohur,
kur këmbët të më lënë dhe dhe
flokët t’ja fal vjeshtës,
më duaj kur hapat zhurmë
më të mos bëjnë!
Më duaj bir kur të mos më dojë më njeri,
më mjafton vec shqiptimi në
buzët e tua i emrit tim,
më duaj kur yr bir të të dojë,
tek përqafimi i tij është
dhe përqafimi im!
Dh Kasa.
& & &
Kur s’flet një burrë!
——————————-
Pashë male brenda teje të
mbarsura me rrudha,
e di kjo kohe e pakohë të shtjell,
të bën mjegulli,
asfare nuk u lodhe agimin duke parë,
askurrë nuk u pendove së bëri dashuri.
Ti frikerat i thua si medalion mashtrimi,
të stisura nga udha e shtruar me zhgënjime,
ke mbetur peng i bardhë i tokës,
tokës pra, ku ati dhe Ezopi natyrisht s’janë ata.
Më thua dot një fjalë të bukur fëmijërie?
Një këngë më këndo nga melodi e vjetër,
atë botë kur guxonim në varre të ndiznim
zjarr të vdekurit kërcenin me zilka e me kalë.
C’i pafat ky dimër pa borë e pa zogj,
i pafat dhe ti i dashur meteor,
me fat kjo ftohtësi mbuluar qe tek ty,
pa fat harrimi im që vdiq në ato sy!
Ti burri i kësaj kohe pa fjalë e tregim,
që bindshem thua rëndë mëkatet e kësaj bote,
ruaje nën ballin tënd të fshehtën delikate,
që malet brenda teje të bëhen magjiplote!
E drejtë e antikitetit” mosthënia e së vërtetës”,
ai ngulmon maje shkembi ringrihet, prove në fat,
aty ku kryqezohet qëndresa e nje burri,
aty ku roberohet dhe shpirti i tij i ngratë!
Kur flet nje burrë i heshtur peshon kohën e tij,
peshon njemijë pengjet e shpirtit vënë në shtizë,
ai që vlen më shumë qe sjell rilindjen tënde,
është “grami i vetmise”kur brenda je dhe ti.
Dh Kasa!
& & &
Dënimi im!
————————–
Si shtojzovalle të eci në kohë të pakohë
më duhet shumë më duhet të shkel
pa hedhur asnjë hap, të shkel
vec legjendën e kthimit natën
me besën e pabesë.
Treni ekspres tashmë ka kaluar,
sa keq unë rrudhos biletën e shtrenjtë, ani!
Një bari tregon të vështirat shtigje me ferra,
a lule mali, janë të pashkelura,
janë thikë mbi kalimet,
por janë të miat ndritje!
Një prijës me pishtar zjarri te
ndezur nga pisha e malit më të lartë më prijëson,
atje ku zogj të egër rrinë e mendohen
përse zbutja e tyre është apoteozë ,
unë pyes se kur dhe ku do arrij dhe s’kam përgjigje,
se prijësi duhet vec të më bëjë dritë.
Dënimi tashmë është dhënë ,
vetëm, e varur në litarin e kohës,
nuk ka më as tren,as shtigje,
as pishë, më duhet të ec se jam tepër vonë.
Vicioz fati i qashtër në këtë diskurs ecjeje,
kohën duhet patjëtër me e bind se
fucia nën këmbët e mia asht njo eksploziv
marramendës dashurish vrastare,
që ajo kurrë nuk mundet me e humb,
me e rrokullis.
Kohën duhet me e bind,
ndaj duhet me ec, me ec,
me ec me sy mbylltazi, vetëm,
me shikimin nga pisha!
Dh Kasa
/QendraPress/