Fryma festive e poezisë nga poetja;-Shpresa DHIMA

ATDHE NË KRAHËT E TU MË BËJ NJË FOLE
——————————————————–
Ika Atdhe!….
Ika larg, në vise të panjohura,
Kërkova pak diell, pak shpresë, pak lumturi,
Por askund s’i gjeta, askush s’mi dhuroi.
U enda udhëve të panjohura buzëplasur
Mes enigmave të kohrave,
Diku u përplasa, diku u gjakosa,
Ndjeva dhimbje ,por sërish u ngrita.
Zemra si zog përpëlitej
Si dallgët e detit kur thyhen mbi gur,
Egërsisht përplasen e psherëtijnë,
Shpirtin e dërmuar copëtojnë…
Ndalu o dallg , mos je kaq kryeneçe
Se të njohësh dhimbjen time,
Mallin që zemrën shkallmon
S’e di a mundesh provo ,nëse e mban dot.
Eh , ika Atdhe, me ëndrrat mbartur në gji
Të gjitha mbetën udhëve në vetmi,
Si një fëmijë pa Nënë , mbetur jetim ,
Dhe loti pikon, psherëtinë e klith.
Ika Atdhe, por koka më mbeti pas
Atje në të bukurën vendlindje,
Atje ku lashë Mëmë dhe Atë,
Atje ku gjuha ime më thërret.
Një jetë në mërgim mërguar mbetur si zog i harruar
Mëngjeseve vështrimin tres atje tej…
Mbrëmjeve kuqëlimin e diellit tek për skuqet n’perëndim,
Lodhur punës , derteve e halleve, në vetmi.
Murmurisin fjalët si cicërima zogjsh
Eja kaq vite larguar , si bën?….
Dhe ashtu buzagaz këtyre valëve harruar
Merrëm krahëve të tu Atdhe, aty më bëj një fole.
/QendraPress/