Çaste poetike me poetin;- Qazim THAÇI

 Aroma e atdheut është simbiozë e besëlidhjes

———————————————————————-

Kur vjeshta zverdhë gjethet, e i përtokë mëngjeseve me erë.

Edhe këto silueta ndjenjash kanë aromën e At-dheut.

E shtëpia e Lidhjes, rri besnike në pranverë e në vjeshtë.

Për të pasur amanetin ,bazament për kombin në katrahurë të shekullit.

Lumëbardhit me erën e pranverës, vije zëri i sajë në vargje

I them vjeshtës, me gjethe të zverdhura përtokë se ajo

Ka dashurinë e maleve, e besën e zanave në sytë e sajë

Ajo që këndon me vargje. për At-dheun si shtojzovalle

Retë e trazuara mbi Pashtrik kanë aromë atdheu.

E dhembja në Pikëllimë mat dashurinë tonë.

Stinët  bregut të  Drinit kodojnë siluetën e dashurisë

Aroma e atdheut është simbiozë e besëlidhjes në sytë e sajë.

/QendraPress/