Çaste poetike me poeten;-Drita DEKAJ

Rrëna triumfon e shkelet e vërteta
——————————————
Rrëna zaptoi sheshet eci n’trotuar…
Hyri n’parlament e u ba e parë.
T’verteten fatkeqsisht ,se njohin aspak.
Më rrënen për dore zbatojnë ligje n’spak…
Eh popull i shkret kur po të vijn syt…
Për me pa ma kthjellët e në terr mos mu zhyt…
Durimi i jotë kalon çdo kufi
Kur harron të shkuarën…
Gabon përsëri.
Brenda parlamentit me rrënën në gji.
Zihen kacafyten si macja me mi…
Sapo dalin jashtë në bar e në kafe .
Të gjith i ke bashk tu qesh e tu ba dhafe…
O popull me hadhe i lodhur nga jeta.
Rrëna triumfon e shkelet e vërteta…
Çpo të provon shpirti e çpo të shohin syt .
Mos u mëndo gjatë ,se s’ke një jet të dytë…
/QendraPress/