Fryma poetike e së dielës me poeten;Meri Myftari QOSJA

Mëkatarët
————————–
Në skutën e errët të vetmuar, të qetë
Goja është mbyllur, por trupi flet
Ajo për të nuk është më sekret
Tek ai ndjen veten si vala në det
Në skutën e errët po ndodh një magji
Mëkati, trimërohet kalon në çmenduri
Në skutën e dashur, dy mergimtar
Zoti atje lart i vetmi dëshmitar
Në skutën e ngrohtë, nuk ka më fjalë
Por vetëm afsh që digjet ngadalë.
Dy mëkatarë të malluar shuajnë mall
bota për ta- sytë që kanë përball
/QendraPress/