Fryma poetike e së dielës me poeten;-Teuta BIÇAKU

Dorë e natës

————————-

Në heshtjen e mbrëmjes,

shpirti mbledh dritën e ditës,

si gjethe që mbledhin vesën në agim

dhe kupton se lodhja është një formë dashurie,

që ka dhënë, e dhënë,

pa kërkuar gjë në kthim.

Diku mes mendimeve të pashprehura,

mes fjalëve që në buzë mbeten

ai gjen një oaz qetësie të vogël,

ku pa frikë mund të mbështetet.

Sepse shpirtrat që ndiejnë thellësitë

nuk pushojnë, por dinë të rilindin,

edhe nga një fije dritëz,

edhe nga një kujtim që feks qiellit.

Dhe nata… nuk është veç hon errësire,

por një dorë e qetë që të mbulon me hënë,

për të të kujtuar se nesër,

dhe jo veç nesër,

do të kesh prapë dritë për të dhënë.

/QendraPress/