Çaste poetike me poeten:- Migel FLOR

VALLËZIM ME UJKUN

———————————-

Ne muzg…

kur pylli dhe mali heshtin,

hena

josh ujkun në njohje të thellë.

Ai

me syrin plot dimër

afrohet me kockat

e “urisë” në plasaritje…,

me instiktin medaljon mbijetese….

Ajo e pret nën ethet e frikës

purpurimin e tij

të buzëqeshjes së munguar

në rrotullimin e ngadaltë

me një çakord’ ritmi

të heshtur, të panjohur.

Hapat gjurmojnë si plagë

në një marreveshje

afër “lugut” intim pa fjalë

por me psherëtimë;

“mos e kafsho ëndrrên,

mos tremb muzën,

ruaje siluetën, hijen tënde…

Ujku dëgjoi hyjnoren,

njohu epshin

në dehjen e pamënd.

Ajo i mesojë heshtjen,

violinimin

dhe në natën ” fisnike”

prekën virgjërinë…

në gulçe rënkimesh

e klithmim drerësh.

Vallëzimi ishte pafund,

ai u bë neuron

dhe çdo ndërrim gjaku

jep sinjale…

Gjysëm hëna u bë hënë e plotë,

e mbarsur me shpirtin e ujkut

që iku i pangopur

për t’u rikthyer prap

nën hënëzën e tij…

Ajo qiellorja

edhe kur përhumbet netëve

kërkon ujkun e saj.

Ai i fali prillin mbi shtrat dëbore

Dhe marsin ja la:

gozhdë që shpoi murin e gurtë

në ulërima nga dhimbje të ëmbla.

Migel Flor

/QendraPress/