Çaste poetike me poeten;-Ermira IFANDI

TI JE VETË DHIMBJA
————————–
Në këtë natë,
ku qiellit i mungon hena,
ti je vetë dhimbja.
Shpirti mbyll plagët
largimit të stinëve,
ku dashuria puthet me erën.
Pemët të zhveshura,
me dyllin e kujtimeve në degëza,
ku varen gjysmëgëzimet e mia të humbura…
Përqafimet për çdo festë
ua dhurova degëve…
ti, i ke ndjerë.
Unë,
mbeta këtu…
një jetë pres ardhjen tënde.
/QendraPress/