Çaste poetike me poetin;-Rexhep F. MORINA

SHENJTËRI DRITE

———————————

Koha ikën shpejt, shtegut nëpër vite,

Dhe ndez kujtime, në agun rreze drite,

Përflaken si hënë, asnjëherë të fikura.

Shfaqen imazhe, çasteve të papritura.

Shfaqen imazhe, çasteve të papritura,

Kur ngjallin ato përfytyrime të ditura,

Që shndritin momentet, si asnjë tjetër.

Për shokët, të rënët, për kohën e vjetër.

Për shokët, të rënët, për kohën e vjetër.

Si refleksion flake, seç hidhen në letër,

Për epokën vigane, që nuk përshkruhet.

Si gjaku i derdhur, që kurrë nuk shuhet.

Si gjaku i derdhur, që kurrë nuk shuhet.

Dhe pishtar ndrit, mbi dramën që luhet,

Si një këngë lavdie, larg i ndihet jehona.

Shenjtëri drite, i kundron veprimet tona.

Rexhep F. Morina

/QendraPress/