Në emër të shtëpisë

—————————-

Më trokitët me një emër

që kurrë s’duhej ta kishit njollosur,

por etja për me marrë

ju kishte tha shpirtin.

E hapa derën si i marrë nga dashuria për ju,

ju ma shkelët pragun

sikur kishit ardhë me grabit.

Jua dhashë bukën, jua dhashë strehën,

jua dhashë emrin tim pa dyshim,

ndërsa ju, me buzëqeshje të ngrira,

ma pretë besën… brenda në shtëpi.

E ti…

nën atë çati u ngrohe pa pikë turpi,

Ndersa unë ta bana tokën e huaj derë me nder.

E ti e hangre buken me gjuhe te zeze

E di,

ti nder s’njeh,

ishe veç një hije që vjedh në terr,

dhe nuk ishin vetëm letrat që i vjelle

Vjelle edhe gjith besimin tim

E ai qe perbuz sofren, e ka te sigurt qe do te mbetet Pa sofer

Moret besën…

O te pa bese

dhe e shkelet e mbulut me dhe.

I rate Bukes qe e keni hanger

Zakonisht kjo ge bjen mbi krye

Ikët të dy pa asnjë grimë turpi,

dhe latë pas një plagë

që s’keni me e mbyllë kurrë.

Dhe mos gaboni me u kthye më,

as me më thirr në telefon,

dera që e hapa atëherë për ju,

sot e kam ber gur.

Jo nga frika

por nga mësimi që mora

Kuptova se disa njerëz s’kanë Pik gjaku,

veç fytyrë për turp.

E sot ju them ju ndjekët ajo që latë pas,

Dhe krejt pesha e tradhtisë qe bet

Do te flasin vet dhe

unë do të hesht…

se heshtja ime

ka me fol më fort se çdo zë,

Sepse kush harron apo Nuk e vlerson te miren

Ka me mbet Pa te ardhme.

/QendraPress/