U shënua përvjetori i 27-të i rënies së Dëshmorit Sinan Thaçi në Koshare.

Në fshatin Zojz, të Prizrenit, të mërkurën u shënua përvjetori i 27-të i rënies së Dëshmorit Sinan Thaçi në Koshare,me pjesëmarrjen e familjarëve bashkëfshatarëve bashkëluftëtarëve dhe përfaqësuesve institucionalë. Në këtë, përvjetor përkujtimor u vlerësua lartë kontributi dhe sakrifica e Dëshmorit Sinan Thaçi dhe të gjithë Dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Ndërsa u vendosën kurora me lule pranë lapidarit në qendër të fshatit dhe u mbajtën fjalime që theksuan rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike. Në emër të institucionit shkollor që mban emrin e dëshmorit foli Hamëz Destani, drejtor i shkollës kurse në emër të fshatit kryetari Durak Thaçi dhe në emër të Kuvendit Komunal Kujtim Gashi njëherit edhe deputet i parlamentit të Kosovës.Në emër të shoqatave të dalura nga lufta ka folur Isa Berisha kryetar i OVL-së dhe UÇK-së.Përkujtimi i dëshmorëve si Sinan Thaçi shërben si frymëzim për brezat e rinjë dhe si rikujtim i rrugës së vështirë drejtë lirisë. Me këtë rast u mbajt një program kulturo artistik nga nxënsit e kësaj shkollës që mban emrin e Dëshmorit./QendraPress/
