E shtuna poetike me poeten;-Brixhilda DEDE

KOHËVRARË

( Kohë e kaluar pa kuptim)

———————————-

Në qafë të atyre që të deshën pa kushte,

mos var gabimet e tua.

Fëmijët, nuk rriten nën hije britmash.

Egërsia, mospërfillja i vyshk,

si lulet kur si prek drita.

Të godasësh ç’ do ditë shtëpinë,

derdhur vrer e urrejtje, ke shembur veten.

Heshtje e familjes, varri yt i gjallë.

Mblidh copëzat që thërmove, ndërto vepra mirësie.

Bëhe, për shpirtin tënd të varfër.

/QendraPress/