Çaste poetike me poeten:-Diana MEHMETI

Mbretëresha…
———————–
Mbretëresha
në fronin e mbrëmjes,
me flokët e derdhur si nata mbi supe,
priste hapat e dashurisë
në korridoret e heshtjes… lutesh!
Unë erdha pa kurorë,
veç me zemrën në duar,
si një udhëtar i lodhur
që emrin tënd
në gjuhën e mallit
kishte mësuar.
Ti buzëqeshe lehtë,
dhe hëna uli dritën mbi ne,
sikur të kishte frikë
se mos prishte shenjtërinë e atij çasti…
Më the:
“Dashuria nuk është të zotërosh,
por të pranë…të qëndrosh,
edhe kur stuhitë rrënjët e shpirtit
provojnë.
Atëherë kuptova
se nuk ishe thjesht mbetëreshë e mbrëmjes,
por gruaja që i jepte kuptim pritjes,
drita që hynte pa trokitur
në dhomat e errëta të qenies sime.
Dhe të desha ashtu siç duhen gjërat e rralla:
Pa zhurmë,
pa premtime të mëdha,
por me besnikërinë e një ylli
që kthehet në qiellin e vet
çdo natë.
Në fronin e mbrëmjes
ti mbete si lutje e qetë,
ndërsa unë, me emrin tënd në buzë,
mësova se dashuria e vërtetë,
nuk është zjarr që djeg,
por dritë që të mëson
si të mos humbësh
njeri tjetrin
në rrugën e drejt.
/QendraPress/