Poetja dhe artistja çame Migel Flor promovoi dy vepra në Prizren

            Të enjten më Prizren ,organizuar nga Fakulteti i Filologjisë të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren ,dhe  poetet e Prizrenit, u bë promovimi i veprave letrare të poetes dhe artistes shqiptare. eseistes dhe shkrimtares  çame Migel Flor. Në një atmosferë të ngrohtë kulturore e letrare, e cila  filloi  me vallet e bukura të  orkestrës ‘’Harmona’’  me kooreografinë e z Blerim. Gashi  e ku këtë event e nderuan edhe shkrimtarë  nga Shqipëria si : Agim Xheka. Alfons Zeneli, Agim Bajrami dhe  Hava Muçollari dhe pena e njohur Gëzim Ajgeraj kishte dërguar një recension , pasi kishte një rast familjar e nuk arriti të ishte prezentë. Kurse për librin folën edhe Prof Dr Muharrem Gashi dhe Shyrete Demaj.

Së pari dekanja e Fakultetit  të  Filologjisë profesoresha Vjollca Dibra tha ‘’ Fuqia e fjalës artistike, dhe roli e letërsisë në ruajtjen e identitetit tonë kulturor dhe  vlerat që përcjell krijimtaria e autores Migel Flor . Falënderoj Migel Flor për praninë dhe për kontributin e saj në letërsinë shqipe, si dhe të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij aktiviteti.

Letërsia vazhdon të na bashkojë, të na frymëzojë dhe të na kujtojë rrënjët tona të përbashkëta.’’tha profesoersha Dibra.Po kështu njëri nga organiyatorër Qazim Thaçi falenderoi auotoren , miqtë e ardhur nga Shqipëria  dhe UPz.

Për librin nga një recension të shkurtë embajtën {prof dr Muharrem Gashi dhe poetja  Shyrete Demaj. Kurse  vargje recituan i Madhi Agim Xheka ,Agim Gashi dhe Alfons Zeneli.Recensionin ve   shkrimatrit të madh Gëzim Ajgeraj shkurtimisht e lexoi Hava Muçollari, ku mes tjerash tha ‘’Në peizazhin e letërsisë bashkëkohore shqipe, vëllimi i nëntë i autorit Migel Flor, titulluar “Fjala ime si koka e Meduzës…”, shfaqet jo thjesht si një përmbledhje poetike apo një mozaik esesh, por si një manifest i mirëfilltë ontologjik. Që në aktin e parë të leximit, titulli na fton në një përmbysje rrënjësore të mitit klasik grek. Përderisa në mitologjinë antike koka e Meduzës përfaqësonte tmerrin absolut që ndëshkonte me ngurtësim këdo që guxonte ta shihte, te Migel Flor, ky simbol pëson një transmutacion alkimik. Gjarpërinjtë që rrethojnë këtë krye nuk mbartin më helmin e asgjësimit, por dritën e një dijeje instinktive, mbrojtëse dhe rilindëse. Autorja vetë e sqaron këtë pozicionim fillestar në prezantimin e tij: “Fjala ime nuk dua të më zbukurojë plagët dhe dhimbjet, por të shohë drejt në sy… Si Meduza. Pa ma ngrirë jetën, por për të më ngurruar shpirtin në një pikë: tek e vërteta.” Këtu kemi të bëjmë me një kërkesë të rreptë fenomenologjike. Fjala refuzon funksionin e saj dekorativ apo anestezik, ajo nuk kërkon t’i zbukurojë apo t’i fshehë të çarat e ekzistencës. Përkundrazi, Fjala-Meduzë zotëron një shikim të zhveshur, i cili kur ndeshet me realitetin, ka fuqinë të ngurtësojë iluzionet, duke lënë pas vetëm esencën e pastër të qenies. Ky ngurtësim nuk është vdekje, por qëndrueshmëri monumentale përballë rrjedhës kaotike të kohës.Së fundi   më një  fjalim tepër prekës dhe përmbajtësor falenderoi autorja  e promovimit të librave ‘’Syrin e bëj Planet’ dhe’Fjala ime si koka e meduzës’’ Migel Flor  e cila  disa herë radhazi u ndërpre më duartokitje  frenetike/QendraPress/