Çaste poetike me poeten:-Shkurte BERISHA

POEZISË DO IA NXJERR TYMIN
—————————————-
Poezisë do ia nxjerr tymin,
Derisa t’ia gjej kuptimin,
Fjalët i mbledh si guacka në det
I lidh me rimë që të kenë jetë
S’ka pushim,as pak qetësi,
Derisa vargjet t’i bëj flori
Mendja punon si zjarr që s’ndalet,
Dhe fjala në letër ngadalë falet.
Kur të mbaroje kjo punë e gjatë,
Do të shkëlqejë si yll në natë.
Se poezia kur del me mundim,
Ka brenda saj më shumë ndriçim.
/QendraPress/