Çaste poetike me poeten;-Blerta BASHA

Atdheun e kam në zemër

———————————-

Atdheun e kam vetëm në zemër,

Shqiptare mbetem dhe në mërgim.

Atdheu më dha të shenjtë një emër,

Si një themel në shpirtin tim.

S’më tremb dallga dhe as furtuna,

Një ylber yjesh në ditët stuhi,

Apo një flamingo tej në laguna,

Kështu e dua unë nënën Shqipëri!

I dua rrënjët ,të qarat e para,

Atje ku pragu mban aromë nënë,

Me asnje vend nuk jam në gara,

Vendlindjen time kam diell e hënë.

Blerta.B. 24. Qershor 2026

/QendraPress/